E Diel, 1 Nëntor 2026

Marko Dajti: Busti i Enverit do vendoset tek Piramida. Militantët po e ruajnë me fanatizëm

y195962616884800Një bust i Enver Hoxhës, ku udhëheqësi komunist shfaqet me uniformë ushtarake dhe me pistoletë në brez, pritet të zërë vend pranë Piramidës.

Së paku, ky është premtimi që jep Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar

Kreu i PPSHR-së bën me dije se partia e tij i ka drejtuar një kërkesë Këshillit Bashkiak të Tiranës për këtë çështje.

Nga ana tjetër, ai shton se është optimist që kërkesa do të miratohet, pasi Partia Demokratike dhe kryebashkiaku Basha u kanë një borxh të madh moral komunistëve shqiptarë në rolin që luajti Hysni Milloshi e Muharrem Xhafa për rotacionin në krye të bashkisë, ndërsa LSI iu ka premtuar votën pro.

Nëse kanë frikë se busti do të dëmtohet, Dajti përgjigjet:

Jo. Ne nuk e kemi sulmuar bustin e Ahmet Zogut, megjithëse mbreti-satrap erdhi në fuqi me bajoneta ruse e serbe. Zogistët e dinë shumë mirë se Sigurimi i Shtetit të Enver Hoxhës i kontrollonte edhe pjatën e gjellës Ahmet Zogut, por Enveri kurrë nuk pranoi ta vriste, shprehet ai për GSH-në.

Ai tregon se busti është i vjetër dhe ruhet me fanatizëm nga  militantë të betuar të PPSHR-së në një vend sekret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›