E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë kthen dosjen "Gërdeci"

Gjykata e Larte i ka kthyer organit qëndror të akuzës disa prova matriale, duke mos i regjistruar pasi, nuk ishin të shoqëruara me dokumentat përkatëse ku të pasqyrohej përmbajtja dhe se nuk kanë patur parametrat ligjore të një prove. Gjithashtu sekretariati ka kthyer edhe disa dëshmi të personave, kompjutrin e Ylli Pinarit i cili përbën një provë mjaft të rëndësishme si edhe disa kuti ku ishin disa sende nga vendi i ngjarjes të cilat nuk ishin të mbyllura dhe të dyllosura siç i parashikon ligji. Gjithashtu disa gjyqëtarë janë përjashtuar nga shorti për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me 29 të pandehurëve. Ky refuzim ka vënë në pikëpyetje edhe një herë përfundimin dhe dërgimin e dosjes në gjykatë,pasi interpretimet për këtë rast mund të jenë të ndryshme. Prokurorët i druhen një reagimi të të pandehurve të cilët mund të mos pranojnë asnjë nga procedurat e dorëzimit të dosjes në gjykatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›