E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zhvillohet konferenca e OSBE-së për Migracionin

Zhvillohet sot në Tiranë Konferenca e II Përgatitore e Forumit të 17 të OSBE-së për Ekonominë dhe Mjedisin. Në këtë konferencë do të diskutohet për migracionin dhe lidhjet e tij me ekonomine dhe mjedisin. Gjithashtu do të diskutohet sesa ndikon kriza ekonomike globale tek migracioni, si mund te zgjidhet kjo, a do te ndikoje rikthimi i migranteve ne vendet e tyre ne rritjen e numrit te papunesise dhe sidomos per vendet e varfëra. Kryesia greke e OSBE-së ia besoi ministrisë së brendshme organizimin e këtij eventi gjigand, i cili do të ketë rreth 170 pjesëmarrës nga 69 vende. Në këtë konferencë do të marrin pjesë Ministri i Brendshem Bujar Nishani, perfaqesuesit e trupit diplomatik te akredituar ne Shqipëri, si dhe 3 ministra të linjës që kanë lidhje me çështje përmbajtësore të Konferencës si Ministri i Ekonomisë Genc Ruli, ministria e integrimit Majlinda Bregu dhe ministri i punës Anastas Duri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›