Ministri Basha paraqitet në Gjykatën e Lartë

Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha është paraqitur sot për herë të dytë përballë Gjykatës së Lartë ku do të përballet sërisht me akuzat e ngritura nga ana e prokurorisë për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës-Morinë. Ministri shoqërohet edhe nga ish-drejtori Juridik i Rrugëve, Andi Toma dhe pritet që sot të jepet vendimi mbi kërkesat e avokatëve mbrojtës. Në seancën e kaluar Basha bëri kërkesë zyrtare për të mos marrë parasysh materialet e prokurorisë pasi sipas tij janë ngritur në mënyrë të paligjshme duke pasur parasysh pikërisht afatet hetimore. Seanca do të zhvillohet sërisht me dyer të mbyllura për median. Në seancën e kaluar që ishte edhe e para zoti Basha dha shpjegime në lidhje me çështjen dhe pretendimet e tij pikërisht për çështjen e afateve hetimore.