Gjykata e Lartë lë në fuqi gjobën kundër Delijorgjit
17/06/2009 Për shoqërinë “Përparimi”
TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzoi dje kërkesën e bërë nga Mihal Delijorgji për të hequr një gjobë të vendosur nga Dogana e Durrësit. Vendimi kundër Delijorgjit u dha për një arsye të vetme. Sipas kolegjeve civile, Delijorgji nuk ka respektuar rrugën administrative për të arritur më parë deri në shkallën më të lartë të gjyqësorit. Ankimi i Delijorgjit kishte të bënte me një gjobë të vendosur disa vite më parë nga dogana e Durrësit për evazion fiskal. Kjo gjobë është vendosur pas marrjes së Delijorgjit në procedim penal për shmangie të detyrimeve doganore duke i shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm në lekë. Delijorgji si pronar i shoqërisë “Përparimi”, ka qenë një nga tregtarët më të mëdhenj të hekurit në vend. Por për të përfituar sa më shumë ai ka përdorur mënyra të ndryshme për t’iu shmangur detyrimeve fiskale. Në vitin 1999 Prokuroria e rrethit Durrës ka zbuluar se kjo firmë gjatë aktivitetit të saj kishte kryer disa shkelje që përbënin vepra penale. Për këtë arsye kjo Prokurori kishte filluar procedimin penal në ngarkim të firmës së Delijorgjit. Nga hetimi ka rezultuar se firma “Përparimi Sh.A” shpesh herë ka arritur të fusë nga porti i Durrësit sasi të konsiderueshme hekuri duke iu shmangur detyrimeve doganore ose duke paguar një vleftë më të vogël se sa ajo realja.