Prishën rrugën, kryebashkiaku Dako shan qytetarët
17/06/2009 Deshën të merrnin ujë nga tubacioni
DURRES- Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka ribërë të njëjtën gafë dhe të njëjtin faj si dhe më parë në komunikim me qytetarë duke nxjerrë nga goja fjalor të pistë dhe sharje. Dje në mesditë në pikun e temperaturave disa qytetarë që banojnë pranë vendit të quajtur “Varrezat e vjetra” të qytetit dhe që janë banorë të lagjes numër 15, janë shokuar teksa kanë dëgjuar kryetarin e bashkisë së tyre duke sharë aq rëndë. Më shumë se 400 familje kanë tentuar të marrin ujin e pijshëm nga magjistrali kryesor që shkon nga Durrësi në Porto Romano dhe sipas banorëve ata kishin marrë paraprakisht edhe miratimin e ndërmarrjes së ujësjellësit. Banorët kanë çarë rreth 70 cm rrugën e asfaltuar nga trotuari dhe me ndihmën e disa teknikëve dhe hidraulikëve kanë tentuar të fusin një tub për të furnizuar më pas lagjen në anën tjetër të “Varrezave të vjetra”, poshtë rrugës. Kryetari i bashkisë pa u përshëndetur fare me qytetarët ka hyrë në mesin e tyre dhe ka nisur të bërtasë me zë të lartë aq sa në pak minuta kanë dalë nga pallati dhjetëra qytetarë, ndërsa është bllokuar trafiku. Madje shumë prej tyre nuk u kanë besuar veshëve teksa kanë dëgjuar kryetarin e bashkisë të shajë.