Gjykata e Lartë mirëpret anëtarin e ri të trupës gjyqësore, Genti Shala

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka mirëpritur këtë të martë (16 dhjetor) anëtarin e ri të trupës gjyqësore, z. Genti Shala.
Në një ceremoni të posaçme, të zhvilluar në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara, u urua fillimi i detyrës për gjyqtarin e ri, i cili u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë.
Shala zëvendëson gjyqtarin Medi Bici.
Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e forcimit të vazhdueshëm të trupës gjyqësore me magjistratë që kanë dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj vlerave të drejtësisë.
Gjykata e Lartë i uron gjyqtarit Genti Shala suksese në ushtrimin e detyrës së tij dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e dhënë nga gjyqtari Medi Bici.
/rtsh.al/