Haradinaj: Shkaktarë të korrupsionit, shefat e institucioneve

Shkaktarët e korrupsionit në Kosovë janë shefat e institucioneve të Kosovës. Kështu deklaroi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dy ditë pas bastisjeve që EULEX-i ka kryer në Ministrinë e Transportit dhe pronat e Ministrit Fatmir Limaj, ndërsa shprehu mbështetjen e tij ndaj këtij misioni në vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe për hetimin e çdo zyrtari që dyshohet për përfshirje në afera korruptive.
“I përkrahim këto hetime, të korrupsionit, të krimit të caktuar dhe e vlerësojmë se janë në të mirën e vendit...Mendoj se shefat e institucioneve janë shkaktarë të korrupsionit. E kam thënë disa herë dhe po e përsëris prapë. Korrupsioni niset nga shefi i qeverisë. Nuk do të mund të kishim një situatë të tillë pa involvimin personal të shefit të qeverisë, por edhe shefave tjerë të institucioneve”, tha Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci tha se heshtja e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaçi për bastisjen e zyrave të institucioneve të Kosovës është e pafalshme.
“Heshtja shtetërore, apo mortore e Kosovës për ngjarjet që zgjatën 24 orë është porosi shumë e keqe. U suspendua një pjesë e shtetit në ndërtesën e shtetit”, tha Nexhat Daci, Kryetar i LDD-së. EULEX-i ka bërë të ditur se hetimet dhe bastisjet e këtij misioni ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë, gjatë periudhës nga viti 2007 deri në vitin 2009.
Bul Salihu