Gjykata e Lartë, pushon çështjen Basha

Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj ish ministrit të transporteve Lulëzim Basha, për akuzën e abuzimit me tendera të rrugës Durrës-Kukës. Gjykata vendosi në seancën e radhës që ti cilësojë si të pavlefshme hetimet e kryera nga prokuroria pas datës 6 nëntor kur kanë përfunduar edhe afatet hetimore për çështjen në fjalë. Në këtë mënyrë, ish ministri i transporteve aktualisht shefi i diplomacisë shqiptare zhveshet nga të gjitha akuzat e ngritura deri më tani nga organi hetimor