E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cekaj, i urryer edhe per Partizanin

Trajneri Duro eshte rikthyer prane skuadres, por theksoi se me te tille gjyqtare shkon dem i tere sezoni

Gjyqtaret vihen serish ne akuze per njeanshmeri gjate ndeshjes. Nje gje e tille, sipas drejtuesve te sportit po e prishe dhe demton rende imazhin e futbollit tone. Gjate sezoneve te fundit, gjykimi eshte vene ne qender te vemendjes. Nje tjeter rast, shenohet ne futbollin tone, ku gjyqtari akuzohet rende nga drejtuesit e nje klubi. Pas perfundimit te ndeshjes se djeshme, Sokol Cekaj eshte kontestuar fuqishem nga lojtaret dhe tifozet e Partizanit, por ndaj tij ka hedhur publikisht akuza te renda trajneri, Shpetim Duro. Pas ndeshjes, u desh edhe nderhyrja e policise per te qetesuar te pranishmit, per shkak se gjyqtari i ndeshjes akuzohej, se e gjykoi ndeshjen ne menyre te njeanshme. "Keta lojtare kane nente muaj qe nuk paguhen", - theksoi Duro, teper i revoltuar-dhe keta gjyqtare, maskarenj, shkelin mbi djersen e tyre". Trajneri Duro i revoltuar pas eliminimit nga kupa, dha ne menyre te menjehershme doreheqjen pas ndeshjes. Partizani e preku nje dite kualifikimin, sepse kaloi ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise, pas dy ndeshjeve te luajtura ndaj Flamurtarit, por per shkak te parregullsive qe kishin te dy ekipet, FSHF percaktoi nje ndeshje te trete, e cila u zhvillua te merkuren ne Durres. Pas perfundimit te saj, Flamurtari siguroi kualifikimin. Kontestimi i ashper i drejtuesve te Partizanit, karshi gjyqtari Sokol Cekaj ishte evidente. Trajneri i Partizanit, Shpetim Duro foli ashper kundrejt gjyqtarit, duke e akuzuar se dha vendime te padrejta qe cenuan objektivin e ekipit te tij.

Kontestimet

Edhe sezoni aktual nuk i shpetoi kontestime te ashpra, apo dhunes se ushtruar karshi gjyqtareve. Dy ekipe, Terbuni dhe Delvina nuk garojne, pas skandalit te dhunes me gjyqtaret. Cekaj ka marre mbi supe peshen e fajit nga dy klubet me te medha, Tirana dhe Partizani. Per te pasur nje ecuri me normale, sipas specialisteve, duhet nje ndergjegjesim i shoqerise, por edhe bashkeveprim mes shtetit dhe FHSF-se. .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›