E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola, ne stadium pse replikoi me gjyqtarin

Futbolli yne nuk i afrohet aspak, madje as nuk meson me kalimin e viteve, edhe pse kontrasti shihet qarte nga te gjithe, se c'ndodh ne arenen nderkombetare. Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola replikoi me gjyqtarin e 4-et, me pretendimin se nuk i ishte dhene nje 11-metersh Mesit, ne pjesen e pare te ndeshjes se "Champions", Barcelona-Bajern i Mynihut. Replika e ashper nuk zgjati shume, sepse trajneri me pas u ngjit ne tribune dhe nuk e drejtoi ekipin nga stoli. Ai u denua, me nje shpejtesi te admirueshme nga gjyqtari dhe e pa pjesen tjeter te ndeshjes ne stadiumin "Kamp Nou". Pas ndeshjes Guardiola pranoi se gjyqtari mohoi nje 11-metersh, cka solli revoltimin e tij dhe kerkoi ndjese, per gjestin e pahijshem. Sipas trajnereve te njohur shqiptare, futbolli yne vuan ne dy drejtime kryesore. Se pari, FSHF duhet te qartesoje dhe te mbroje pastertine e gjyqtareve, qe ne fillim te aktivitetit, qe ata te mos akuzohen dhe neperkemben si mos me keq, gjate gjithe sezonit. Se dyti, klubet duhet te bashkeveprojne me FSHF-ne, ne fillim te kampionatit, per te diskutuar per secilin nga gjyqtaret dhe te percaktohen qarte masat, qe te ndreqen sadopak defektet e futbollit tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›