E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë pushon padinë e familjarëve të Gërdecit ndaj Fatmir Mediut

Share

Gjykata e Lartë për të disatën herë pushoi sot të disatën padi të familjarëve të viktimave të Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Një ditë pasi legjitimoi pesë familjarë të viktimave të Gërdecit në  kërkesën e tyre për dëmshpërblim, Gjykata e Lartë ka rrëzuar padinë ndaj ish-ministrit.
Padia u ngrit nga disa prej te dëmtuarve te shpërthimit te 15 marsit 2008 në punishten e demontimit në Gërdec. Gjykata ka dëgjuar pretendimet e te dyja palëve, trupi gjykues i kryesuar nga Fatos Lulo ka vendosur mosfillimin e procedimit ndaj Mediut, me argumentin se pala paditëse nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme në lidhje me këtë akuzë.
Një seancë më parë avokatët e të plagosurve kërkuan fillimisht që çështja të niste me kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit ndaj Mediut, gjë që nuk u pranua nga gjykata./lajmifundit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›