Gjykata e Lezhes jep masen arrest me burg per Nikoll Begun
I pashoqeruar nga asnje pjestar i familjes mbante nje qese me rrobe ne dore. Keshtu hyri ne sallen e gjyqit vrasesi i se bijes, Nikoll Begu.
53 vjeçari qe akuzohet per krimin ndaj 19 vjecares Valentina Begu do te qendroje ne burg.
Trupi gjykues i kryesuar nga Jak Noka ka pranuar kerkesen e paraqitur nga prokurori i ceshtjes Ervin Beqiri per dhenien e sigurise arrest me burg.
Begu u mbrojt nga avokat Fran Lleshi, i cili ka argumentuar veprimin e klientit si te ndikuar nga gjendja e rende psikologjike qe i ishte krijuar gjate debatit me vajzen.
Vrasja e 19 vjecares Velantina Begu ndodhi pasditen e te shtunes brenda ne banese. Gjate rrefimit ne polici babai vrases kishte thene se largimi i vazhdueshem i vajzes nga shtepia ishte bere i padurueshem.