Korce gjyqi i pikturave te zhdukura

Gjykata e Korçës do te thërrasë si dëshmitar kreun e bashkisë Niko Peleshi.
Ai do të dëshmojë në proçesin për zhdukjen e pikturave të Mios ,për të cilin janë marrë si të pandehur ish drejtori i galerisë Vladimir Topi dhe ish përgjegjësi vullnetar i saj Sotiraq Xega.
Prokurori i çështjes ka paraqitur dokumenta dhe prova të tjera shkresore, të cilat sipas tij, vërtetojnë akuzën e shpërdorimit të detyrës nga ana e ish drejtorit të galerisë.
Prokurori gjithashtu ka paraqitur edhe rezultatet e përgjimeve ambientale midis Xegës dhe Topit ,të cilat sipas tij kanë vërtetuar faktin se inventaret e kryera ndër vite kanë qenë fiktivë dhe janë bërë nga njerëz joprofesionistë.
Akuza ka përllogaritur edhe dëmin e shkaktuar nga zhdukja e pikturave të Mios, i cili arrin në 6 milion lek të reja.