Gjykata e Suedisë rrëzon ndalimin e protestave për djegien e Kuranit

Një gjykatë suedeze të martën rrëzoi një masë të policisë për të ndaluar dy protesta për djegien e Kuranit, pasi pesë islamik të dyshuar u arrestuan për komplotimin e një “akti terrorist” gjatë një demonstrate të ngjashme.
Djegia e librit të shenjtë të Islamit jashtë ambasadës së Turqisë në Stokholm në janar zemëroi botën myslimane, duke shkaktuar javë protestash dhe thirrjesh për bojkot të mallrave suedeze dhe duke penguar ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Gjykata e Lartë Administrative e Suedisë rrëzoi një vendim të policisë për të ndaluar dy protesta të mëpasshme për djegien e Kuranit në shkurt, duke thënë se shqetësimet e rrezikut të sigurisë nuk ishin të mjaftueshme për të kufizuar të drejtën për të demonstruar.
Policia suedeze kishte refuzuar të autorizonte djegien e Kuranit jashtë ambasadave turke dhe irakiene në Stokholm në shkurt, duke thënë se protesta e janarit e kishte bërë Suedinë “një objektiv me përparësi më të lartë për sulme”.
Politikanët suedezë kanë kritikuar djegiet e Kuranit, por kanë mbrojtur të drejtën e lirisë së shprehjes.
Shërbimi Suedez i Sigurisë ndërkohë tha se pesë të dyshuar u arrestuan në qytetet qendrore Eskilstuna, Linkoping dhe Strangnas citon VOA.
/rtsh.al/