E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës, edhe 3 muaj paraburgim për Agim Llupon

Share

Edhe 3 muaj të tjerë paraburgim për ish-gardistin Agim Llupo. Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin gjatë ditës së sotme për shtyrje të afatit të paraburgimit dhe me tre muaj të tjerë për ish-gardistin Llupo, konkretisht deri me 8 maj të 2012-tës. Vendimi i Gjykatës erdhi pas një kërkesë nga Prokuroria për zgjatjen me 3 muaj të afatit në dispozicion të hetimeve ndaj tij. Pas kërkesës së Prokurorisë, gardisti Agim Llupo ankimoi gjatë ditës së djeshme në gjykatën e Tiranës vendimin e Prokurorisë për shtyrje me tre muaj të afateve të hetimit. Agim Llupo akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit në hyrje të Kryeministrisë, në ngjarjen e 21 janarit. Ishte vetë ekspertiza që provoi se viktima ishte qëlluar me armën MP-5 që mbante Agim Llupo më 21 janar./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›