Rama, vizitë në Uashington?
Share
Pas Lulzim Bashës, duket se edhe kreu i PS-së, Edi Rama, do të vizitojë Uashingtonin ditët e ardhshme. Kjo gjë u pohua pas takimit me Ramën nga ana e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, por nuk është ende zyrtare.
“Gjithashtu folëm edhe për një çështje që kemi biseduar edhe më parë, e cila ka të bëjë me një vizitë të zotit Rama në SHBA, për të cilën folëm parimisht”, tha Arvizu pas takimit.
Vizitat e atij që tashmë nga Arvizu cilësohet si një yll në ngjitje i politikës shqiptare, Lulzim Basha, që shihet edhe si pasuesi i Berishës në krye të PD-së dhe kundërshtarit të tij, kreut të opozitës, Edi Rama, në Uashington, mbeten të mistershme. Kjo, për faktin se këto vizita bëhen brenda pak ditësh njëra pas tjetrës.