E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes le ne burg ukalin

Gjykata e Tiranës lë në burg Gjergj Cukalin. Arrest me burg është masa e sigurisë që gjyqtari Gerd Hoxha ka caktuar për 33 vjeçarin. Gjergj Cukali akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi vetëm dy ditë më parë u arrestua nga uniformat blu të kryeqytetit ku ju sekuestrua një pistoletë tip “Glock” me 17 fishekë. I forti i “Myslym Shyrit”, Gjergji Cukali, një prej personazheve të njohur të botës kriminale të kryeqytetit, është arrestuar në një operacion të realizuar në fillim të javës në mesditë në kryeqytet, pasi ai ishte shpallur në kërkim për kërcënimin dhe dhunimin e një polici privat tre muaj më parë pranë Shkollës së Baletit në Tiranë. Prokurorja e cceshtjes Oltiana Cifligu duke marrë në kosinderatë që Cukali ishte personon në kërkim, si dhe precedentët penal e rrezikshmërinë që 33 vjecari paraqet i ka kërkuar gjykatës mbajtjen e tij në qelitë e burgut gjatë kohës që organi i akuzës zhvillon hetimet. Kërkesa e prokurores u pranua nga gjyqtari, i cili vendosi që të lërë në burg 33 vjeçarin Cukali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›