E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrolli i ushqimit ne Tirane paralajmerim 128 subjekteve

Shtoni kujdesin kur drekoni apo darkoni jashtë shtëpisë. Në këto ditë të nxehta vere, ushqimi mund të bëhet shkak për helmim. Gatime me ngarkesë bakteriale kanë konstatuar insepektorët sanitarë në analizat e kryera në disa prej mostrave të marra gjatë kontrolleve në restorante të ndryshme në kryeqytet.

Probleme janë konstatuar edhe në subjekte të tregtimit të ushqimeve ku vetëm në dy javët e para të muajit 128 prej tyre kanë rezultuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare.

Për të mbajtur nën kontroll situatën analiza i janë bërë edhe ujit të ambalazhuar, bashkë me atë që vjen nga çezmat,por sipas drejtorit të shëndetit publik Mhilll Gecaj ndotja ka qenë e papërfillshme dhe për pasojë nuk ka pasur raste epidemish apo sëmundshmëri për shkak të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›