Holtkemper: Shqiptarët t`i bëjnë reformat për veten e tyre, jo për të huajt
Gjirokastër- Ambsadorja gjermane në Shqipëri znj Carola Müller-Holtkemper, i ka bërë thirrje shqiptarëve nga Gjirokastra që të punojnë për reformat pa menduar për të huajt, por fillimisht për veten e tyre.
Porosia e ambasadores gjermane erdhi nga qyteti i gurtë, ku ajo u takua me kryebashkiakun Flamur Bime, me të cilin ka folur për një sërë projektesh të investitorëve gjerman në këtë qytet.
Duke iu përgjigjur interest të medias mbi progresin e vendin Holtkemper është përgjijgur se pavarësisht se ka progres, Shqipëria ka edne shumë punë për të bërë në përsosjen e sistemit të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.
“Mund të them se ka pasur progres,Kodi i ri Elektroral ka kaluar në Parlament, ndërsa qeveria dhe opozita po diskutojnë për reduktimin apo heqjen e imuniteteve. Ka diskutime për reformimin e institucioneve legale dhe sistemin e drejtësisë kështu që në tërësi po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë që kjo të materializohet. Mendoj që për ne, por më shumë për shqiptarët është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë, kjo do të përmirësonte cilësinë e zbatimit të ligjit dhe relatat mes vetë shqiptarëve, gjithashtu marrëdhëniet mes institucioneve dhe biznesit, por dhe mes insitucioneve dhe biznesit të huaj, – ka thënë ajo.
Sipas Holtkemper shqiptarët nuk duhet t`i bëjnë reformat për të huajt apo për hir të kushteve të vëna, por për veten e tyre.
Por përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve kështu që na harroni ne dhe bëni reformat për veten tuaj, krijoni një shoqëri më përfshirëse një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të sigurtë për insitucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrni statusin e vendit kandidat automatikisht”, – tha ambasadorja Carola Muller Holtkemper.
Ambasadorja gjermane theksoi gjithashtu se invesitorët dhe interesat gjermane nuk janë saktësisht të fokusuara në zonën e jugut port ë shpërndara gjithandej nëpër Shqipëri.
Ajo po planifikon të monitorojë në vijim implementimin e disa projekteve të financuara me fonde gjermane në disa rrethe të Jugut, projekte me impakt kryesisht në fushën e shërbimeve dhe përkrahjes së kategorive sociale në nevojë.
/IDEA/