E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranës ligjëron Lulzim Bashën si kryetar i PD

15-08-2013 / Gazeta 55

Lulëzim Basha është tashmë dhe “de jure” kryetar i Partisë Demokratike. Tre ditë më parë Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës pranoi shqyrtimin dhe miratoi kërkesën e PD-së për të zgjedhur Bashën kryetar. Gjyqtari i çështjes, Asim Vokshi, pranoi kërkesën e PD-së të përfaqësuar nga Albert Avdulaj me autorizim, me objekt, depozitimin e akteve për zgjedhjen e kryetarit të ri, Lulzim Basha. Në këtë mënyrë, gjykata miratoi dhe votat e marra nga Basha në garën brenda PD. “Më datë 22 korrik 2013 në Partinë Demokratike të Shqipërisë janë mbajtur zgjedhjet e anëtarësisë së kësaj partie, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Sipas tabelës përmbledhëse të datës 23.07.2013 rezulton se është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, me 33.220 vota nga 41.280 gjithsej…Gjykata konstaton se praktika e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike duhet të depozitohet në regjistrin e posaçëm të partive politike, në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i një veprimtarie normale për këtë person juridik. Kryetar i ri i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z. Lulzim Xhelal Basha”, theksohet në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›