Rama nis dy skema vjedhjesh
Vjedhja me lezet e premtuar nga Eduart Shalesi do të realizohet nëpërmjet shpalljes së falimentit të bashkive socialiste dhe anullimit të koncesioneve. Mospagesat e Bashkive të Vlorës, Tepelenës, Elbasanit, Durrësit, Korçës dhe Lezhës sinjalizojnë për një faliment faktik, që do pasohet me një projekt-buxhet të ri, mbushur me grante të reja për klientelën vendore të Ramës. Ndërsa anullimi i koncesioneve është pjesë e një strategjie për implementimin e praktikës së 20 përqindëshit, tashmë tek një klientelë e re biznesmenësh, të interesuar për të investuar
Edi Rama po hesht këto ditë sepse po punon për të nisur dy skema zhvajtje. E para skemë ka lidhje me furnizimin grante të tjera bashkitë socialiste që janë në prag të falimentit. Bashkitë socialiste të Vlorës, Tepelenës, Elbasanit, Durrësit, Korcës dhe Lezhës janë në prag të falimentimit faktik sepse nuk kanë para të paguajnë rrogat e punonjësve dhe ndihmën ekonomike. Falimentim do të thotë që banorët e këtyre qyteteve po përballen me më shumë shërbime të prera. Punonjësit e bashkive, artistë e sportistë dhe ata që marrin ndihmën ekonomike nuk kanë marrë pagën, shpërblimin dhe asistencën. Një prej bashkive që gjendet në vështirësi financiare është ajo Vlorës që drejtohet prej disa mandatesh nga Shpëtim Gjika. Kryebashkaiku Gjika de fakto disa ditë më parë “shkriu” skuadrën e futbollit të Flamurtarit në pamundësi për t’ju paguar rrogën dhe ofruar një kontratë të re futbollistëve. Futbollistët e Flamurtarit kanë tre muaj pa u paguar. Kryebashkiaku Gjika nuk ka para të paguajë futbollistë dhe ndihëmën ekonomike që vlonjatëve. Kjo vjen si pasojë edhe punësimit pa kriter të dhjetëra punonjësve në Bashkinë Vlorë gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit. Ai kërkon të fshehë këtë falimentim. Kuptohet vetiu në këtë logjikë shpërdorimit të fondeve është dhe bashkia e Durrësit e drejtuar nga Vangjush Dako dhe ajo e Korçës së drejtuar aktualisht nga Niko Peleshi. Këto bashki janë në vështirësi të mëdha financiare për shkak të abuzimit me fondet dhe punësimin e njerëzve në administratë gjatë fushatës elektorale. Niko Peleshi pritet të jetë zevendësi i Edi Ramës në qeveri. Dhe arsyeja kryesore e këtij emërimi është shtyrja në kohë e falimentit faktik dhe zgjedhje të reja për kreun e Bashkisë Korcë që do të trashëgojë një gropë financiare. Po ashtu në gropë financiare është zhytur thellë bashkia e Lezhës e drejtuar nga Viktor Tushe, që prej dy muajsh ka bllokuar dhënien e ndihmës ekonomike. Disa familje që trajtohen me pagesë paaftësie dhe ndihmë ekonomike në këtë njësi vendore kanë protestuar përpara bashkisë Lezhë, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.
Ndërkaq skema e dytë e vjedhjes janë prishja e koncesioneve duke i rishqyrtuar edhe një herë. Anullimi i kontrateve koncesionare është një skemë e pastër e shantazhin nëpërmjet përdorimit të “lupës” dhe kleckave ligjore. Këto anullimi koncesioneare do të favorizojnë klientët e Ramës dhe deputetë biznesmenëve të PS. Mirëpo kjo do të krijojë një klimë mosbesimi ekonomik dhe nuk është një mesazh i mirë për investitorët. Në këtë rast, jo vetëm do të zvogelonim ndjeshëm edhe - mundësinë e mbrojtjes së interesit publik nga perfituesit spekullante të licencave të koncesioneve të ndryshme, por njëkohësisht do të kishim - goditje të drejtperdrejtë në afatgjate ndaj investimeve në përgjithësi dhe tërheqjes së investimeve të huaja në veçanti. Gjithashtu rrezikojmë të krijojmë shkaqe të paarsyeshme për penalizimin e shtetit shqiptar nga arbitrazhet dhe gjykatat ndërkombëtare.
Sidoqoftë një gjë është e sigurt: Edi Rama po mban premtimit live të Eduart Shalësi që “ne nuk do të vjedhim kaq hapur”. Vjedhja me lezet e socialistëve përfshin shpalljen e falimentit të bashkive dhe plotësimin e kërkesës për ndarje të re administrative që kamuflon keqmenaxhimin e socialistëve të bashkive të mëdha për disa mandate. Vjedhja me lezet është edhe prishja e kontratave me gjetjen e kleckave ligjore dhe shpikjen e një forme shantazhit të bizneseve të huaja në vendin tonë.