E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres i rëndësishëm për marrjen e Statusit kandidat - qeveria e re të minimizojë polarizimin politik

15-08-2013 / Gazeta 55

Ambasadori i ri gjerman, Helmut Hoffmann

Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit, por marrja e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor do të varet nga performanca e vetë Shqipërisë. Në një pronononcim për mediat ambasadori i ri gjerman, Helmut Hoffmann deklaroi gjithashtu se Gjermania është e shqetësuar nga kriza e borxhit dhe kërkoi nga qeveria e re të bëjë kujdes me borxhin dhe të ruajë parametrat fiskalë. “Dua të nënvizoj se marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Gjermanisë tashmë janë ekselente, por unë do të mundohem të jap kontributin tim në çuarjen përpara të kësaj marrëdhënie. Gjermania ka një interes të veçantë në të pasurin e një situate stabël në të gjithë Ballkanin. Shqipëria në këtë aspekt një rol të rëndësishëm në të gjithë këtë. Qëndrueshmëria, stabiliteti demokratik, transparenca, llogaridhënia, lufta kundra korrupsionit, krimit të organizuar të gjitha këto janë çështje që marrin një rëndësi të veçantë. Ne jemi shumë të interesuar se si këto çështje zhvillohen në Shqipëri. Gjithashtu ne besojmë se është me shumë rëndësi integrimi në strukturën europiane, përfshi ndihma jonë në një dimension të tillë. Ne jemi mbështetës të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian. Për këtë do të ketë diskutime të rëndësishme deri në fund të këtij viti. Mbetemi shumë të prirur t’iu mbështesim në këtë drejtim. Shikojmë progres në këtë drejtim, por mbeten gjëra të cilat duhen përmbushur. Krijimi dhe ndërtimi i një klime të favorshme për të zhvilluar biznes në Shqipëri është një tjetër aspekt me interes për ne. Komuniteti gjerman i biznesit ka interes të operojë në Ballkan, e në Shqipëri, por duhen kushtet e përshtatëshme prandaj shteti ligjor është i rëndësishëm”. Sipas tij,  qeveria e re shqiptare ka përpara sfida të mëdha. “Ne jemi të kënaqur të shikonim se si u zhvilluan zgjedhjet dhe për herë të parë të shikojmë një tranzicion të paqshëm pushteti tek qeveria e re. Qeveria e ardhshme ka përpara një pjatë të madhe përpara saj, thënë ndryshe shumë sfida. Unë mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme që qeveria e re të sjellë një frymë të re, ku të mos mungojë konsensusi. Nuk ka dyshim që qeveria ka rol të udhëheqë, por lipset minimizimi polarizimit në zhvillimet politike që lidhet edhe me proceset integruese”. Ndër të tjera, ambasadori i ri gjerman, Helmut Hoffmann theksoi senjë tjetër aspekt lidhet me stabilitetin fiskal dhe kjo nuk është e lehtë pasi të gjitha reformat duhet të zhvillohen nën kushte të rrepta të situatës buxhetore. “Ne jemi të vetëdishëm se situata me buxhetin nuk është një çështje e lehtë. Mendoj se është e rëndësishme të treguarit e një kujdesi të veçantë për disiplinën financiare dhe buxhetore. Në këndvështrimin tim, nuk duhet lënë pas edhe bashkëpunimi rajonal  ndërtuar mbi politika konstruktive dhe këtu Shqipëria mund të luaj një rol të rëndësishëm. Një tjetër sfidë e madhe për qeverinë e re do të jetë Bashkimi Europian, thënë më thjeshtë plotësimi kritereve të vendosura sic njihen 12 prioritetet. Disa prej tyre kanë patur zhvillim tejet pozitiv, një prej tyre zgjedhjet, por mbetet të tjera të paplotësuara. Merr një rëndësi parësore që vendi juaj t’i tregojë shteteve antare të BE-së, Brukselit se qeveria juaj është e vendosur të realizojë progres në këtë drejtim”. Sipas tij marrja e statusit të vendit kandidat në Dhjetor, mbetet në duar të shqiptarëve, qeverisë shqiptare, parlamentit dhe të gjitha insitutitucioneve. “Janë një sërë çështjes ku progresi është i rëndësishëm, si përshembull shteti ligjor, një listë e gjatë dhe nuk dua të futem në detaje. Është e parakohshme për të folur tani. Të presim vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së në dhjetor. Unë do të dëshiroja të inkurajoj të gjithë shqiptarët, qeverinë, opozitën dhe gjithë të tjerët të punojnë në këtë drejtim me shumë seriozitet. Ne e kemi mbështur dhe do të vijomë ta bëjmë këtë në këtë proces ku keni hyrë, por ne do të shikojmë performance”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›