Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit e arrestuar më 14 shtator

Gjykata e Tiranës ka liruar 12 protestuesit e arrestuar më 14 shtator. Trupa gjykuese ka vendosur ta cilësojë të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.
Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme arrestimet dhe liroi nga qelia 12 protestues të vënë në pranga ditën e parë të nisjes së shkollave teksa i bënë thirrje nxënësve të bojkotonin mësimin.
Tubimi nisi në orën 07.00 të mëngjesit të 14 shtatorit, me një grup të vogël protestuesish që para gjimnazit “Qemal Stafa” u ndalën me thirrje ndaj nxënësve për t’iu bashkuar tubimit.
Policia tha se pati cenim të perimetrit të sigurisë në shkollë dhe i referoi materialet në prokurorinë e Tiranës për veprën penale “shtyrje e të miturve në krim”, por sot, gjykata i liroi.
Mes 12 të arrestuarve ishte dhe një prej organizatorëve kryesore të protestave anti-qeveritare, Visuar Dalipit, dhe një përfaqësues i Diasporës, Artan Daci.
Gjatë shoqërimeve u shënua dhe një incident, goditja ne bark e një protestuesi që solli pezullimin e policit.
Protestuesit që u liruanVisuar Dalipi Ermelind Kuka Dorjan Balla Artan Daci Ervis Beqaj, Ramazan Dauti Bekim Imeraj Axhim Micalliu Aleandro Ahmetsulaj Ridvan Kamberi Klodian Bajrami Enrik Xhemalaj