E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes liron Ledion Rucin djalin e deputetit Gramoz Ruci

Gjykata e Tiranës liron Ledion Ruçin, djalin e deputetit Gramoz Ruçi, në bazë të kërkesës së prokurorisë pas hetimit paraprak të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e të djelës në afërsi të Urës mbi rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Në aksident humbi jetën Brunilda Pinderi, ndërsa u plagosën dy shoferët Ruçi dhe Eduart Lika, si dhe pasagjerja tjetër e këtij të fundit, Penelopi Rafti, 18 vjeçe.

Në seancën e masës së arrestit të zhvilluar në spitalin ushtarak ku ndodhen të dy drejtuesit, fillimisht prokuroria vlerësoi të ligjshëm arrestin e policisë për të dy.

Në vlerësimin e masës, Prokuroria nuk kërkoi masë për Ruçin duke e lënë atë të lirë.

Ndërsa për drejtuesin e mjetit tjetër mini-kuper u kërkua arrest me burg. Sipas pretendimit të prokurorit në masën e arrestit nga hetimet rezulton që Lika të ketë hyrë me semafor të kuq ndërsa Ruçi nuk ka patur mundësinë e shmangies së automjetit të tij BMË X6 me automjetin e Likës.

Vetë Lika, mësohet se e ka kundërshtuar këtë version duke këmbëngulur se ka hyrë në semafor me jeshile dhe me të kuqe ka hyrë drejtuesi i mjetit tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›