Gjykata e Tiranes njeh juridikisht zgjedhjen e Lulzim Bashes si kryetar te PD-se
Gjykata e Tiranës njeh juridikisht zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike.
Me kërkesë të avokatit të selisë blu, gjyqtari Asim Vokshi ka miratuar tabelat përmbledhëse të datës 23 korrik 2013, ku rezulton se është zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha me 33.220 vota nga 41.280 gjithsej.
Ky vendim është dhënë më 12 gusht, bazuar në ligjin për partitë politike, ku sqarohet se Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mban regjistrin e partive politike. Me vendimin e gjyqtarit Vokshi, në regjistrin e partive është shënuar emri i kryetarit të ri të PD-së, që është Lulëzim Basha.
Kreu i bashkisë, u zgjodh kryetar i PD-së në zgjedhjet e 23 korrikut duke fituar përballë deputetit Sokol Olldashi.