Vasili Qeveria e re e mbas shtatorit do te verifikoje gjithe vendimet
“Qeveria e re e mbas shtatorit do të verifikojë gjithë vendimet, cilat kanë qenë të drejta dhe cilat kanë qenë në dëm të shqiptarëve dhe ato vendime që kanë qenë abuzive do të rishikohen”- Kështu ka deklaruar nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili gjatë një konference për mediat, duke iu referuar edhe vendimit më të fundit të qeverisë për kalimin e SHQUP-it në seli të PD-së. Sipas numrit dy të LSI-së çdo mungesë transparence në publikimin e akteve të qeverisë është i dënueshëm, sepse këto akte duhet të jenë transparente dhe të hapura, jo vetëm për mediat por dhe për publikun e gjerë.
“Vendimi për Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Popullore është një vendim i gabuar në kohe të gabuar. Ky vendim bie ndesh edhe me krijimin e strukturave të ushtrisë dhe përmirësimit të standardeve dhe ambienteve gjithnjë e më të bollshme dhe moderne. Çështja që selia e Partisë Demokratike paska qenë pronë private dhe që PD e merr vesh pas 23 qershorit, është qesharake dhe duhet ndalur”,- u shpreh ai.
Vasili: Jo spastrime në administratë
I pyetur për spastrimet në administratë pas ardhjes së qeverisë së re, Vasili u shpreh se nuk do të ketë hakmarrje politike, por reformim të administratës.
“Unë refuzoj të përdor termin spastrim pasi s`ka lidhje me filozofinë tonë. Gjithçka që do të vijojë në muajt në vijim do të jetë në zbatim të legjislacionit shqiptar. Hakmarrja nuk është misioni ynë por vënia në eficentë e administratës është misioni ynë. Ne nuk do të pranojmë një administratë që fle. Asnjë nuk do të jetë i rrezikuar nga hakmarrjet politike. Koha e spastrimeve ka mbaruar ne jemi për të ndërtuar një administratë europiane dhe eficente”-tha Vasili.
Përsa i përket riformatimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Vasili u shpreh se e rëndësishme është rikthimi i këtij institucioni në eficencë të plotë.
KQZ ka legjitimitet të cunguar, riformatimi, kthimi i KQZ është një sfidë e mazhorancës dhe LSI si pjesë e kësaj do punojë për kthimin e legjitimitetit. Është një zgjidhje që do kohën e saj, por në një kohë jo të gjatë janë zgjedhjet lokale dhe duhet punuar dhe në këtë drejtim”- theksoi Vasili.
Vasili: Qeveria në ikje indiferente ndaj çështjes së romëve
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar me familjet rome të cilët janë dëbuar nga barakat e tyre tek Pallati me Shigjeta në Tiranë.
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një konferencë për shtyp akuzoi qeverinë në ikje për indiferencë te theksuar ndaj komunitetit rom, i cili ndodhet sot në një situatë të vështirë.
“Edhe pse kjo qeveri është në ikje ajo ka detyrime për sa kohë që ajo ndodhet në funksion. LSI vlerëson si shqetësim serioz, që nuk u përket vetëm 35 familjeve. Por që ka lidhje me një komunitet disa dhjetëra mijëra në gjithë territorin. Ky fenonmen kërkon një zgjidhje të shpejtë, në kohë, është humbur kohë për shkak të apatisë së pushtetit qendror dhe lokal, duke konsideruar edhe kushtet e motit, i nxehtë i madh që rëndon më shumë situatën”- u shpreh Vasili.
Sipas tij se kërkohet një zgjidhje emergjente për zgjidhjen e situatës së krijuar me familjet rome.
“Sot BE-ja pret qëndrim dinjitoz nga Shqipëria pasi kjo çështje është ndër prioritetet e integrimit të vendit. Ne mbështesim çdo mundësi që i jep zgjidhje këtij problemi shumë akut” tha Vasili.