Gjykata e Tiranes vendos ndryshimin e mases per komandantin e Gardes

Ne Shqiperi gjykata e Tiranes vendosi sot qe te ndryshoje masen e sigurise per komandantrin e njesise operative te Gardes Alfred Ahmetcenaj nga burg ne detyrim paraqitje.
Gjykatesi i konsideroi te pamjaftueshme provat e prokurorise e cila e akuzon ate se ka dhene urdher per perdorimin e armeve. Nderkohe mbreme u arrestuan edhe kater pjestare te gardes nenoficere nen akuzen e shperdorimit te detyres.
Ende nuk eshte e qarte se per cfare behet fjale konkretisht. Ndersa ne qeli eshte edhe nenkomandanti i Njesise operative Agim Lllupo i cili dyshohet se me armen e tij ka qelluar manifestuesin Ziver Veizi i cili u vra pak metra para deres se hyrjes se godines se kryeministrise