Pakistani leshon urdher arresti per ish-Presidentin Musharraf
Zyrtare pakistaneze thone se nje gjykate qe merret me ceshtje anti-terroriste ka leshuar urdher-arrestin per ish Presidentin Pervez Musharraf ne lidhje me atentatin kunder ish kryeministres Benazir Bhutto.
Autoritetet thane se Gjykatesi Rana Nisar Ahmad e leshoi urdher-arrestin sot duke urdheruar qe zoti Musharraf te paraqitet ne gjyq me 19 shkurt.
Zoti Musharraf jeton ne mergim ne Londer per me teper se 2 vjet.
Zonja Bhutto u vra nga nje sulm me arme dhe me nje shperthim vete-vrases bombe me 27 Dhjetor 2007 ndersa po zhvillonte fushate ne Rawalpildi. Ajo kishte vene kandidature ne zgjedhjet e pergjithshme si udheheqese e opozites Partia Popullore e Pakisitanit.
Zedhenesi i zotit Mushrraf tha ne nje interviste per televizionin Al Xhazira se zoti Musharraf do te paraqitet para gjykates vetem kur te jete koha e pershtatshme.