E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Ngrihen tensionet ne lidhje me Kalane e Shkupit

Ne Maqedoni jane ngritur tensione pas nje incidenti ne kalane e Shkupit kur nje grup shqiptaresh deshi ta rrezonte konstruktin e hekurt te nje kishe te cilen autoritetet kane nisur ta ndertojne ne mungese transparence. Ndersa shqiptaret druajne se po humbasin dhe demtohen artefaktet ilire ne kala Drejtoria per mbrojtjen e trashegimise kulturore ben thirrje qe te mos politizohen projektet e karakterit te ketille qe synojne ringjalljen e kalase dhe sherbejne per qellime turistike.

Kalaja e Shkupit gjate kohe e lene pas dore viteve te fundit eshte kthyer ne nje burim potencial konfliktesh nderetnike dhe nderfetare. Keshtjella qe daton qysh ne koherat ilire por qe mbahet me shume mend gjate sundimit osman ne kater-pese vitet e fundit po germohet gjithandej ne kerkim te gjetjeve me vlere. Shqiptaret kane shprehur shqetesim se autoritetet po perpiqen te fshehin gjurmet ilire dhe se po imponojne kulturen orthodokse-sllave ne kete vend.

Ky konstrukt qe po ndertohet eshte bere fshehurazi dhe ne mungese te transparences. Madje as partia shqiptare ne pushtet nuk dinte se behet fjale per kishe. Autoritetet tash thone se ne kala ka pasur te pakten dy kisha por bashkesia fetare islame dhe njohesit e rrethanave te Shkupit pohojne se ketu ka pasur edhe xhami dhe tyrbe.

Pasi njehere u urdherua te pushonin punimet per shkak te tensioneve ne rritje megjithate nje nate fshehurazi punetoret kane vazhduar punen. Rrjedhimisht dhjetra shqiptare te zemeruar me aktin e organeve qeveritare jane perpjekur para nje dite qe ta shkaterrojne konstruktin. Dhe te gjitha keto zhvillime duket se vetem po e zhysin Maqedonine drejt perkeqesimit te raporteve nderfetare dhe nderetnike. Bashkimi Demokratik per Integrim ne qeveri i kundervihet ketij projekti. Nje minister zevendesministri i Puneve te Brendeshme nje deputet i BDI-se dhe kryetari i komunes se Cairit te Shkupit ishin te pranishem naten kur per pak sa nuk u shkaterrua kisha.

Ne menyre qyqare duke menduar se nuk do te zbulohen kishin ardhur pas ores dhjete ne mbremje te punojne. Ne erdhem ketu per te dhene mundesine per gjetjen e nje zgjidhjeje qe do te pasqyroje historine e kalase ne te gjitha periudhat mirepo kete haspsire dikush u perpoq qe ta keqperdore thote Izet Mexhiti nekryetar i BDI-se dhe prefekt i airit.

Demokracia e Re nderkaq ka mbeshtetur grupin qe deshi ta rrezonte konstruktin e hekurt te kishes.

Gruevski dhe qeveria e tij duan te perfitojne pike politike duke ngarkuar rende marredheniet nderetnike dhe nderfetare thote Imer Selmani kryetar i DR-se.

Ndersa Partia Demokratike Shqiptare kerkon llogari nga BDI-ja pse lejon projekte te ketilla

Kurr asnjehere shqiptaret nuk kane pasur probleme me sllavet per shkaqe fetare. Ky eshte nje manipulim skandaloz i Ali Ahmetit kinse reagojne per mbrojtjen e te drejtave te muslimaneve thote Menduh Thaci kryetar i PDSH-se.

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ne nje komunkate me shkrim eshte shprehur se nuk do te lejoje qe situata te ndikoje ndaj marredhenieve nderetnike dhe nuk do te lejoje qe dikush ta keqperdore ate per synime te veta dhe te krijoje skenare dramatike per destabilizim te vendit. Zoti Gruevski thekson se te gjitha ceshtjet e hapura duhet te zgjidhen permes dialogut ndersa njofton se ka biseduar me partneret e koalicionit qeveritar lidhur me kete incident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›