E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Vlores 40 dite burg per Vladimir Merkaj

40 ditë do të qëndrojë në burg në pritje të ekstradimit në shtetin Italian për kryerjen e 5 veprave të rënda penale dhe është dënuar me mbi 23 vjet. Ky ka qenë vendimi i dhënë nga gjykata e Vlorës si masë sigurie ndaj Vladimir Merkaj. 37 vjeçari nga fshati Babicë e madhe në Vlorë u arrestua para dy ditësh gjatë një operacioni të policisë së Vlorës.

Merkaj kërkohej nga drejtësia italiane pasi Gjykata e Riminit, dhe Gjykata e Apelit Bolonjas në Itali e kanë dënuar me 23 vjet e 7 muaj burg për veprat penale, “Dhunë seksuale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion i paligjshëm”, “Rrëmbim personi” dhe “Trafikim narkotikësh”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›