Masakër në lumin Vjosë, kompanitëmarrrin lëndë inerte pa kriter
Të tjera rreth shkrimit VIDEO./ Në 1 muaj lumi ndryshon shtratin
FIER - Shtrati i lumit Vjosë në segmente të veçanta të tij është gërryer si pasojë e marrjes së lëndëve inerte pa kriter. Kjo ka ndodhur në vendin e quajtur fshati Nuse Lalaj të komunës Frakull të rrethit Fier.
Vetëm për një muaj e gjysmë, lumi Vjosë në një gjatësi prej 1 kilometër, ka ndryshuar shtratin e tij të zakonshëm duke u zgjeruar në drejtim të tokave bujqësore. Kryetari i kësaj komune Viktor Cervenaku është shprehur për “A1 Report” se në lumin Vjosë po bëhet një masakër, nga marrja e lëndëve inerte pa kriter dhe në mënyrë të paligjshme.
Sipas Cervenakut një firmë nga Vlora në mënyrë të paligjshme dhe jashtë çdo kriteri ka hyrë në territorin e Fierit duke futur në punë eskavator të fuqishëm, duke marrë zhavorin e lumit në mënyrë të pakontrolluar.
Gërmimet janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen jo vetëm në lumë, por edhe anës tij duke krijuar erozione te tokat bujqësore të fermerëve të komunës Frakull. Kreu i komunës Frakull shprehet se ka një vendim qeverie, ku thuhet se lumi Vjosë deri në vitin 2017 nuk duhet të shfrytëzohet nga ura e Mifolit deri në Cakran.
Redaksia Online
(us/by/shqiptarja.com)