Zaptohen trotuaret nga bizneset private ne Lushnje
Të gjesh trotuare të lira për këmbësorët në qytetin e Lushnjes është thuajse e pamundur.
Lokalet, duke shfrytëzuar ditët e nxehta të verës, i kanë nxjerrë karriket dhe tavolinat jashtë në rrugë. Edhe tregtia e fruta perimeve bëhet po aty. Policia bashkiake pranon problemin por zgjidhjen e sheh të vështirë.
Për qytetarët është e sikletshme të kalosh përmes avujve te alkoolit nëpër rrugë dhe tymit të qofteve.
Ndërsa për femrat vështrimet e meshkujve bëjnë xheloz edhe bashkëshortët.
Beteja për lirimin e trotuareve nga zaptimi i bizneseve në qytetin e Lushnjes, është një luftë tre vjeçare e policisë bashkiake e cila u la në harresë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme për të rinisur këtë fundjavë.