Shkodranet me gjaksin ne shtepi
Shiu fillon serish sikur dielli te mos kishte ekzistuar kurre. Perandoria e ujit ka perpire nje pjese te qytetit dhe vazhdon te zgjerohet ngadale drejt qendres. Jemi ne lagjen Xhabije te Shkodres ne piken ku asfalti zhduket nen ujin e llumte te permbytjes. shte ora 1547 e diel 5 dhjetor. Kohe gri. Fytyra njerezish po aq gri. Na u desh pak kohe te negocionim me ekuipazhin per te hipur ne
varken ku ndodhemi nje mjet i ardhur per emergjencen nga porti i Durresit. Jemi vetem per hall na u shprehen dhe vec pasi kembengulem na moren ne nje rruge drejt Bacallekut.
Ca fekale njerezore qe pluskojne mbi uje te neveritin pamjen e trishtuar qe te shfaqet para syve. Varka perparon pertueshem permes lagjes Xhabije dhe cdo meter i pershkuar te shton ndjesi plogeshtie e keqardhjeje rreth asaj qe ndodh perreth. Shiu nuk ka mendje te ndale. Te pakten eshte me i qete se ai qe na shoqeroi gjithe rrugen nga Tirana ne Shkoder. Mban ere e rende. Uji i shiut i Bunes dhe ai i kanalizimeve te zeza te qytetit jane bere nje. Me pare pame neper Shkoder klor te hedhur trotuareve. Frike infeksionesh. Timonieri i varkes Xhevdeti njeri me pamje te fisme rreth te 60-ve manovron mes varkave te vogla qe shfaqen pas cdo ngushtice mes pallatesh. Referimi qe jemi duke notuar fiks mbi korsine e kalimit te automjeteve qe te nxjerr nga Shkodra jane vazot e betonta trafikendarese. Ato qe jane rreth 1.5 meter te larta tashme duken vetem 2 pellembe permbi uje. Problem mbetet levizja e ndonje automjeti te ushtrise ne drejtimin e kundert. Varka ne te cilen jemi nuk eshte shume e manovrueshme dhe dallget e krijuara nga kalimi i furishem i ndonje kamioni prane mjaftojne per ti humbur ekuilibrin deri ne batim. Mesojme se dallget e krijuara nga automjetet kane demtuar edhe vitrina dyqanesh apo edhe qepenat e aluminit. Gjithcka perqark eshte nen uje. Boll qe te jete kat mbi dhe. Banese lokal rrobaqepesi servis dyqan buke. Xhamia dhe kisha nuk kursehen. Liqeni mbi te cilin levizim popullohet vetem nga kamionet e larte te ushtrise dhe nga varkat. Nga rruget e lagjeve shquhen varka te mbushura me familjare me gra e femije me ndonje qeske e placka nder duar. Te tjere me furnizime ushqimore. Veshtrimi dhemb. Tek-tuk degjon ndonje te qare me ze si edhe lutje drejt Zotit. Zot bjere mar thote dikush nga te pranishmit ne varke. Edhe zemra me e forte dhe me e sprovuar njerezore preket me cfare shohim. Miliona para te investuara te zhytura nen llum. Dhjetera vite pune lodhje sakrifice te pronareve te tyre jane tkurrur ne asgje per pak dite. I padeshiruari ka depertuar kudo. Ne tarracen e nje ndertese njekateshe ne ane te rruges shohim dhjetera njerez. Ka edhe femije. Kerkojne ti marrim. Ekuipazhi u thote se nuk kane me kapacitet dhe se duhet te vijne te tjere. I leme pas aty mbi tarrace te rrethuar nga uji. Banoret jane ngujuar. Kesaj here gjaksi nuk eshte person konkret. Ai nuk i ka pritur pas porte apo ne pusi. U ka shkuar drejt e ne dere U eshte futur brenda ne shtepi. Ua ka marre ate edhe i ka debuar te zotet. Varka ecen dhe tej duket ura e Bunes. E dime qe eshte ure ndaj e quajme te tille. Tani ajo ngjan vec nje pasarele e gjate qe eshte njesh me siperfaqen e stermadhe te ujit te Bunes te mbifryre. Zhaurima e helikoptereve humanitare qe kalojne ultas cdo pese minuta te peshtjell me keq ne ankth dhe frike. Per ne Bacallek lame varken dhe ecem rreth 800 meter ne kembe. Edhe aty uji eshte Zot. Banesat nxijne. Erresira po i ze vend drites dhe po mbeshtjell gjithe lagjen ne terr. Nuk ka energji elektrike. Banoret jane larguar. Ka mberritur vetem nga nje burre per cdo shtepi. Ankohen se skane uje dhe ushqime. Na sollen vec 50 mije leke ushqime dhe nuk i mbajtem thote njeri prej tyre. Ankohen se jane harruar.
Nga i derguari yne ne Shkoder Armand Bajrami