E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder uji nis te lere qytetin

Gjate mbremjes se shkuar niveli i ujit ra me 25 centimetra ne qytet duke bere qe te rriten shpresa se situata po shkon drejt permiresimit.

Te pakten per keto dy dite nuk priten reshje te medha shiu dhe e kjo ben qe uji te nise terheqjen. Megjithate kjo nuk do te thote se situata eshte permiresuar ndjeshem pasi ne shume zona niveli i ujit ka arritur deri ne 2 metra.

Edhe evakuimet vazhdojne ende ne shume fshatra. Ne lagjen Livadhe te Shkodres niveli i ujit ka rene me 15 cm ndersa ne vendin e quajtur Udhakryq-Unaze ka renie te nivelit deri ne 25-30 cm por eshte e pakalueshme nga mjetet e renda. Ne komunen Ana e Malit uji ka pesuar renie prej 25-30 cm aksi i rruges Ura e Bunes -Muriqan eshte e kalueshme.

2010-12-07 0851

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›