1 dite si kryeminister
Shitja e 2 vajzave te vogla nga i ati per te kenaqur epshet e disa pedofileve rurale me ka rreqethur.
Nga te gjitha krimet dhuna e aq me teper seksuale ndaj femijeve me duket me cnjerezori. Sepse femijet nuk i kane bere keq askujt. Nuk zoterojne prona e nuk kane toka per te shitur. Nuk votojne e as numerojne vota. Femijet nuk marrin kokaine per te perballuar fushaten e as ndertojne vila duke mbjelle hashash. Femijet nuk vrasin njerez nuk e dine ceshte NATO e nuk kane nevoje per viza. Femijet nuk kerkojne asgje. Pervecse te luajne e te jene te mbrojtur.
Shoqeria jone i denon pedofilet e prapeseprape ne kemi ndertuar nje shoqeri qe i favorizon ata ne maksimum.
Edhe tani ndersa po lexoni diku femije te tjere jane duke u dhunuar larg syve tuaj me ose pa dijenine e prinderve nen heshtjen fajtore te shume te tjereve.
I gjendur i pafuqishem e vetmja menyre qe me shkon mendja per ti shpetuar ata femije eshte te behem qofte dhe per 1 dite njeriu qe ka mundesi VRTET te beje dicka ne kete vend. Per ti shpetuar ato ose te pakten te tjere femije si ato une duhet te jem per 1 dite Kryeminister.
2 VAJZAT N DER T MEDIES
Si Kryeminister kam fatin e keq te rrethohem vetem nga njerez te pasur e qe gjate ketyre 24 oreve do te behen akoma me te pasur. Asnje prej njerezve qe me rrethojne bashkepunetore e armiq nuk i njeh personalisht e as ka per ta njohur ate familje e ata femije. Ata jane askushi vajzat e askushit ne fshatin e humbur te askusheve.
Prandaj une si Kryeminister e kam te veshtire ta marr vesh hallin e tyre nga njerezit qe me rrethojne. I vetmi komunikim i imi me boten reale jane mediet.
Une Kryeministri per 24 ore do te lexoj vec nje here ne mengjes gazetat.
Ne tere vendet e botes ky lajm do te kishte ndenjur me muaj te tere ne faqet e para do te kishte angazhuar personalitete te shumta ne debat publik do te kishte lene pa gjume popullsine. Gazetaret investigative do te kishin rremuar per te gjetur pergjegjesit e ketyre fatkeqesive. Deputetet do te kishin qare para kamerave duke kerkuar falje. Sepse ne ngjarje si kjo del ne pah nje sistem social i deshtuar Dhe dikush duhet te mbaje pergjegjesi.
Ndersa ne bote do te ishin prere dhe koka ne vendin tim perdhunimi i dy vajzave te vogla shitja e prostituimi i tyre harrohet per 3 dite dhe me e keqja rishfaqet here pas here cdo disa muaj si te ishte nje viroze stine qe skemi cti bejme.
Une si Kryeminister nuk mund te reagoj nese nuk e ndjej opinionin publik te shqetesuar une nuk bej asgje pa pasur presion publik e mediatik. Dhe media ka halle te tjera.
Po cfaj ka media Ajo jeton duke shitur lajmin. Dhe dramat rurale nuk jane ne mode. Ka lajme qe bezdisin klientet. Ka lajme qe jane teper larg. Sa me i larget lajmi aq me i vogel katrorthi ku shfaqet.
Lajmi per 2 vajza te shitura nga i ati eshte i vogel sepse ato jane vajzat e askushit. Ato jetojne ne askund. Ato jane thjesht 2 vajza nga fshati.
Une Si kryeminister i urrej pedofilet por nje ngjarje nuk ka ndodhur nese nuk ridel ne media. Gjithcka harrohet po e harroi media.
2 VAJZAT N DER T POLITIKS
Une vete si Kryeminister jam i ndjeshem ndaj femijeve. Por vendi ka shume halle firma qe duhen hedhur bashkepunetore qe duhen motivuar. shte kohe fushate.
Sikur keshilltaret e mi te ishin pak me te zgjuar do te me kishin keshilluar ta perdorim ngjarjen per avantazh politik. Por ja qe me vijne ne zyre e me raportojne per fushaten kryesisht ne nivel thashethemesh.
Atyre as u ka rene ne sy qe dy vajza te vogla jane shitur per seks te pedofilet. Kane halle te tjera thashetheme te tjera. Plus qe vjen nje DJ i famshem dhe ka nje Party ne darke.
Ne dreke vjen te me takoje deputeti qe mbulon zonen e pedofileve. E shoh gjate ne sy. Ka hallin te konsultohet per listat e komunes. Ose ti firmos nje hidrocentral. Ose te kerkoje nje vend pune per te shoqen. Ose ta fus prape ne liste. As ky nuk do te me thote cfare ka ndodhur ne ate fshatin e humbur sepse ai kujton se Kryeministrin nuk mund ta bezdise me nje kerkese me teper. Nje kerkese me teper qe nuk eshte hall i tij.
Pasi iken deputeti i vetmi shans qe te me qaje hallin e 2 vajzave ne Mborje mund te jete ndonje grua e dhembshur. Grate e politikes mund te jene prekur ca. Mund te kene thene me vete fare kafshesh. Sigurisht ato harrojne qe jane ne politike ne radhe te pare per te mbrojtur 2 vajzat e vogla nga kafshet. Por grate e politikes keto kohe kane halle burrash. E per me teper nuk duan ta bezdisin Kryeministrin 24 oresh.
Per kete pune paguhen shoqatat.
2 VAJZAT N DER T SHOQATAVE
Ka nje numer pa fund shoqatash grash femijesh e te drejtave te njeriut. I kane selite ne Tirane ne mes te Blloku-t punojne ne zyra me kondicionet e bejne vazhdimisht trajnime jashte.
Ka plot qe jetojne me fonde qeveritare. Sigurisht shoqatat mund te benin dicka por ja qe jane te angazhuara ne fushate. Shume prej tyre po merren me paraden e intelektualeve te fushates.
Te tjera jane te zena me trajnime. Po bejne evoluim-e te projekteve.
Qe te shpetojme ca femije duhet aplikuar per projekt duhet marre fondi duhet menaxhuar duhen bere intervista per pune duhen bere surveys... A thua Pedofilet do te presin rezultatet e survey-t dhe evoluimin e projektit
Nuk dua ti fus te tera shoqatat ne nje thes po mua me interesojne 2 vajza ne Mborjen e larget te gjendura pa mbrojtje nga askush. Dhe qe nuk i mbrojti askush. Te tjere femije po abuzohen dhe tani dhe une nuk kam kohe te pres per shoqatat. Une jam nje Kryeminister vetem per 24 ore.
Kaq jane shume pak per te reformuar tere sistemin.
2 VAJZAT N DER T MINISTRIS S ARSIMIT
Nje sistem arsimor i mire jo vetem krijon nje sistem te shendetshem monitorimi per femijen por sjell nje ngritje te tere popullsise. Nje popullsi me e arsimuar prinder qe nuk jane analfabete pasive do te ishin nje mbrojtje e mire per femijen.
Sigurisht pedofile ka ne te gjithe boten. Por vetem te ne pedofilet peshkojne romet e vegjel mu te kembet e 15-kateshit. Ne kembe te hotelit/I fshihen qiellit/Femije pa shtepi- shkruan Ervin Hatibi per femijet e 15-kateshit. E keshtu ne ate erresi/nis i merr/Gjumi i nates/e i grumbullon/Me autobusin e vet transparent/Xhamathyer/pa shofer
Une si Kryeminister nuk kam kohe te lexoj poezite e Hatibit. Une vetem mund te lexoj raportet ministrore.
Por nuk mund tia veme fajin Ministrit te Arsimit. Nuk e ka fajin ai qe me abuzimet e nxjerra nga Kontrolli i larte i Shtetit mund te ishin ndertuar 100 shkolla ne vit. Nuk e ka fajin ai qe vendet e punes si mesues e drejtore shkollash i zene militante qe nuk dine te shkruajne emrin e vet jo me te permiresojne sistemin. Ai vete as di se cpo ndodh. Ai vete femijet e vet i shkollon jashte.
Pastaj fajin e kane komshinjte. shte e pamundur qe njerezit e fshatit te mos e dine cpo ndodh. Komshinjte. Farefisi. Te tere kane bere nje marreveshje te ndyre e te heshtur.
Dhe mos i besoni pseudo-kritikeve qe do te thone se filozofine e mbyll gojen e mos u ndje cte duhet ty e paskam sjelle une
Une kam vetem 24 ore si Kryeminister.
2 VAJZAT N DER T MINISTRIS S PUNS SHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE T BARABARTA
Ka nje Ministri qe do te duhej te trajtonte njerezit e margjinalizuar nga sistemi. Ministria e Shanseve te Barabarta. Ministria Ku Luhet Tetris e Pihen Kafe. Te pakten kaq e di edhe pse jam vetem 24 ore Kryeminister.
Sigurisht nuk eshte faji i Ministrit tim pse populli eshte i varfer. Skamja papunesia mospasja e asnje alternative mbijetese i detyron prinderit te harrojne qe jane prinder e te shesin femijet per seks me 20 mije leke te vjetra aq sa ministri harxhon nafte ne dite nga shtepia ne pune e kthim. Fajin e ka skamja jo Ministri.
Nuk eshte faji i Ministrit pse nuk ka institucione qe te parandalojne abuzimin. Tani institucione edhe ka me duket se eshte nje linje e gjelber diku... po cfaj ka Ministri qe ata katundaret nuk kane as telefon e jo me te dine numrin e help line-it Tani mbase edhe eshte faji i tij po ajo eshte Ministri e aleateve dhe sinqerisht edhe po te dua nuk kam cti bej. Ai eshte feudi i vogel i aleateve te vegjel. Ka kaq kohe qe Kryeministri nuk shkel aty. Akoma ne te njejtin vend i kane zyrat
2 VAJZAT N DER T BALLS PEZS E FEVZIUT
Ne mbremje une Kryeministri ulem per te pare TV. Por ato 2 vajza veshtire se do ti shoh ne ekran.
Ekrani u perket njerezve me kollare te shtrenjta e fustane 1 mije euro.
Une madje i njoh dhe analistet ne emisione. Disa i paguaj une qe te me ndihmojne ne fushate disa i paguan ai tjetri. Te tere kane perveshur menget. shte kohe fushate.
Sikur qofte dhe njeri prej tyre te kishte nderprere biseden e te kishte permendur femijet e prostituuar te Mborjes sikur vetem te ngrihej e te linte emisionin me indinjate do te isha shqetesuar.
Vetem sikur sikur te pakten te kishte ngritur gishtin per te me treguar mua e botes se cfare krimi po ndodh une si Kryeminister do te kisha pare andej nga tregon gishti i tij.
Ata jane analistet e shoqerise civile. Jane aty per te treguar me gisht.
Femije si ti behen sapo i mallengjen ndonje/ vjershe e perkthyer apo gote shampanje/ Femije por qe skane ftohte si ti jane/ ministra vipa mendimtare zyrtare/ Trashegimtare shtate brezash... Ata/Qe na vene revolucionin si alternative/Per te na qeverisur me friken nga ai/Ata qe na trembin me anarkine
Ata qe deformojne fene dhe fjaline/Per te mos prishur rehatine/Per mos te te ngrohur/Mbrohen pas faktit se nuk te kane njohur/Personalisht... shkruan Hatibi.
Analistet e gazetaret ia hedhin fajin sistemit.
2 VAJZAT N DER T BURGUT
Nuk dua te degjoj per burgun as armiqte e mi politike nuk dua te perfundojne atje. Ata me duhen me dosjet e tyre te pista ketu. Pastaj burgu eshte per te varfrit. Te pasurit kane treguar qe vlejne aq sa te mos hyjne atje.
uditerisht i vetmi vend ku pedofilet rurale gjejne vendin e merituar eshte burgu. Te burgosurit qofshin vrases apo trafikante nuk i durojne pedofilet dhe ua nxijne jeten me sa munden.
Prokuroria do ti fuse brenda ata prinder bashke me pedofilet. Nese ata nuk kane lidhje te forta ose para te mjaftueshme mund te kalben brenda perjete. Nese kane lidhje dhe para pedofilet do te dalin pa u ndjere e pa u lagur prej sistemit gjyqesor kur ceshtja te jete harruar. 3 dite. Aq sa zgjat kurioziteti i publikut. Une si Kryeminister harroj pak me shpejt. Ndoshta per 24 ore.
2 VAJZAT N DERN TIME
Mos me keqkuptoni. Une si Kryeminister personalisht i urrej pedofilet. Po ta kem ne dore i zhduk nga faqja e dheut. Por mes meje e hallit te tyre jane nje numer i pafund hallkash qe nuk e lejojne fatkeqesine te vije deri tek une.
Une mund te kisha bere shume per keto vajza e te tjerat si ato vetem sikur vetem sikur qytetare te tjere te ketij vendi te kishin bere aq sa duhet per te me terhequr vemendjen. Ose te pakten te kishin bere punen e tyre.
Ne fund te 24 oreve une jam vetem Kryeministri i dy vajzave 8 dhe 10 vjec nga fshati te shitura nga prinderit per prostituim per 20 mije leke te vjetra.