Shqiperi...

Temal fshat ne Dukagjin. Ne foton lart duken fqinjet e familjes se Martin Camajt te cilet kane vetem Shen Merine mbi koke stolat e drurit dhe hirin e zjarrit te fikur nen kembe...
Kur fotografja e njohur Jutta Benzenberg shkoi ne ato ane per te takuar familjen e Camajt u shokua nga varferia qe pa fillimisht ne familjen fqinje me ate te Camajve.
Mu duk sikur kisha shkuar vite te tera larg ne te kaluaren kujton ajo. Ishte viti 1991.
10 vjet me vone Jutta u gjend serish ne ato ane dhe kerkoi te takohej me familjaret qe kishte fotografuar. E gjeti shtepine te mbyllur me dryn por mundi te zgjaste doren nga
dritarja me hekura dhe me veshtiresi e rifotografoi ate dhome ku mjerimi nuk ishte zhdukur.
Ka fare pak ndryshime ne foton e dyte. Tek fotoja e pare muret jane te pasuvatuara.
Ndersa ne foton e dyte pavaresisht se duket qarte suvaja e re tymi i oxhakut i ka
shemtuar muret edhe me shume. Ne foton e dyte duket akoma stoli prej druri ku 10
vjet me pare familjaret uleshin e ngroheshin prane vatres. Mbi oxhak nje qiri i fikur...
Ndersa ne mure ka serish simbole fetare dy kryqe ne te njejtin pjese te murit ku 10 vjet me pare ishte varur fotografia e Shen Merise me Krishtin e vogel. Ka dhe nje ndryshim
tjeter jane shtuar dy divane njeri me i vjeter se tjetri. Duket edhe nje version i Dhjates
se Vjeter dhe ngjitur me te nje liber me i vogel Dhjata e re.
Ben Andoni bashkeudhetar me fotografen Jutta Benzenberg qe ne ato ane kishte shkuar per tu takuar me pleqte e Camajve tregon se njerezit nuk jane me ndersa pleqte e Camajve kane vdekur. Te tjeret kane zbritur ne Shkoder... Vendi quhet Bulsham. Afer ku eshte vendi me i afert qe ka njerez eshte Hanas. Perballe eshte Vila dhe ne anen tjeter Shllaku. Nuk ka rruge makine. Dhe ne kemi shkuar nga Komani pastaj ne Arren
dhe pas gati 8 oresh ne Bulsham te Camajt... kujton gazetari Ben Andoni.