E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i jep përgjigje edhe videos Prifti- Beqiri: E pavlefshme dhe e papërdorshme

Share

Në vendimin që ka zbardhur Gjykata e Lartë në lidhje me çështjen duket se i ka dhënë përgjigje dhe një çështje tjetër që është aktualisht në duart e prokurorisë. Bëhet fjalë për videon mes Dritan Priftit dhe ish- zëvendësministrit të Ekonomisë, Leonard Beqiraj. Ata e kanë vlerësuar ekspertizën e saj njësoj si atë të videos Meta- Prifti si të pavlefshme, dmth të papërdorshme si provë. Gjykata i është përgjigjur në këtë mënyrë një kërkese të avokatëve të Ilir Metës, që kërkuan përdorimin e videos. Por gjykata jo vetëm që nuk e ka pranuar këtë video, por nuk ka pranuar as të kryejë veprimin hetimor të ekspertimit për të duke thënë thjesht. Në fillim të seancës gjyqësore të datës 22.07.2011, përpara se të vijohej me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur nga gjykata, duke iu referuar edhe një kërkese të depozituar prej tyre më parë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 15.07.2011, nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u paraqitën disa kërkesa lidhur me njohjen me disa prova audiovizive, si vënia në dispozicion e bisedës së plotë mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri e thirrjen dëshmitar të këtij të fundit, si edhe kërkesa që në seancën e ardhshme gjyqësore të realizohet caktimi dhe thirrja e ekspertëve për të kryer veprimin hetimor të ekspertimit, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë. Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për vënien në dispozicion të materialit të plotë audioviziv të një bisede mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, si dhe thirrjen si dëshmitar të shtetasit Leonard Beqiri, Kolegji Penal vlerësoi se, meqenëse burimi i saj ishte një akt ekspertimi i ekspertit amerikan Glenn Bard, i cili u deklarua i pavlefshëm dhe për rrjedhojë i papërdorshëm, ky Kolegj vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë të mbrojtjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›