E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllohet me armë pranë shkollës 18-vjeçari

Share

Një 18 vjeçar, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës Ismail Qemali në kryeqytet ku 18-vjeçari me incialet I. Qoshja është qëlluar me armë pas një konflikti me një person tjetër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, ndërsa i riu është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore

Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimin për shkaqet e plagosjes dhe identifikimin e autorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›