Gjykata italiane denon 9 shtetas gjermane per krime naziste

Te gjithe te denuarit jane burra me shume se 80 vjec dhe asnje prej tyre nuk ishte prezent ne kohen kur u komunikua vendimi.
Gjykata italiane denoi 9 shtetasit gjermane per masakren e kryer ne veriun e Italise ku humben jeten me shume se 400 civile. Gjykata ne Verona denoi si fajtore 9 anetaret e divizionit Hermann Goumlring pasi ata vrane qindra civile ndersa perpiqeshin qe te thyenin me 1944 Rezistencen Italiane. Shume prej vrasjeve ndodhen ne provincen e Toskanes dhe ne Emilia-Romagna ndersa rreth 140 vrasje ndodhen vetem ne qytetin e Modenes.
Wilhelm Karl Stark 90 vjec ishte nje toger ne hierarkine e gardave te asaj kohe dhe ai u denua me burg te perjetshem bashke me 93 vjecarin Ferdinand Osterhaus nje tetar ne ate kohe si dhe me 91-vjecarin Helmut Odenwald asokohe kapiten.
Herbert Wilke 92 vjec Erich Koeppe 91 vjec dhe Hans Georg Karl Winkler e Karl Friedrich Mess te dy nga 80 vjec moren gjithashtu te njejtin denim te rende. Gjithashtu keta persona jane denuar qe tu paguajne demshperblim ne para familjeve te viktimave nga te cilet shume ishin prezente ne dhenien e vendimit.
Author Reuters/Aurel Borici
Redaktoi Aida Cama