E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet ndaj vizites se Tadiqit ne Sarajeve

Per shkak te bashkepunimit teper intensiv mes Beogradit dhe Banjallukes presidenti serb Boris Tadiq kritikohet per politike te dyfishte ndaj Bosnje-Hercegovines. Megjithe shume ceshtje te hapura mes dy vendeve eshte dashur te kalojne pese vjet qe Tadiqi te vizitoje Sarajeven thote analistja Tanja Topiq. Sipas saj kjo flet per raportet e ftohta mes Beogradit dhe Sarajeves ne njeren ane si dhe afersine e madhe mes Beogradit dhe Banjallukes ne anen tjeter.

Tadic Ne Bosnje -Hercegovine ekzistojne dy entitete tre popuj dhe qytetaret e ketij vendi.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Analistja Tanja Topiq

Vizita e djeshme 06.07. e Tadiqit ne Sarajeve u realizua pas arrestimit te Ratko Mlladiqit i cili ne Tribunalin e Hages akuzohet per krime dhe gjenocid ne Bosnje-Hercegovine. Kjo ka bere qe Tadiqi ne Banjalluke dhe ne pjese tjera te Republikes Srpska te shikohet si nje tradhetar kombi. Ky qendrim i serbeve te atjeshem per shume analiste eshte nje deshmi tjeter se serbet e Bosnje-Hercegovines nuk kane hequr dore nga endrra e Millosheviqit per krijimin e nje Serbie te Madhe.

Tadiqi eshte i detyruar te kujdeset edhe per kerkesat e pjeses radikale te serbeve. Prandaj e ka te veshtire te heqe dore nga mbeshtetja e grupeve etnike ne Bosnje. Ne Bosnje -Hercegovine ekzistojne dy entitete tre popuj dhe qytetaret e ketij vendi. Te gjitha ceshtjet per te cilat arrihet marreveshje e perbashket jane te pranueshme edhe per Serbine tha Tadiq pas takimit me anetaret e Kryesise se B-H.

Kukic Mesazhi i Tadiqit eshte qellimmire

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Slavo Kukic

Analisti politik dhe kandidati per kryesues te Kryesise se Ministrave ne Bosnje-Hercegovine profesori Sllavo Kukiq thote per Deutsche Wellen se mesazhi i Tadiqit per raporte te mira nderfqinjesore ka qellime te mira.

Kjo do te thote se ai pranon sovranitetin dhe integritetin territorial te B-H se eshte percaktuar per raporte te mira mes shteteve ne rajon dhe per rrugen evropiane te Bosnje-Hercegovines dhe Serbise thote Kukiq.

Sipas tij shoqeria serbe eshte e ndare ne nje pjese qe i takon mendimeve te Serbise nga shekulli 19 dhe ne pjesen evropiane. Tadiqi e ka veshtire qe te balancoje mes ketyre dy rrymave dhe duhet te kete kujdes qe te mos mbeshtese forcat destruktive te shekullit te 19 mendon Kukiq. Ai i ben thirrje edhe politikaneve ne Sarajeve qe te kene me shume mirekuptim per homologet e tyre ne rajon per shkak te zhvillimeve dhe presioneve te brendshme politike.

Autor Samir Huseinoviq/Bahri Cani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›