E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata italiane shpall te pafajshme Amanda Konx

Një gjykate italiane ka shpallur të pafajshme 24 vjeçaren Amerikane Amanda Knox dhe ish të dashurin e saj, për vrasjen e një studenteje angleze në vitin 2007.

Në vendimin e gjykatës thuhet se dy të rinjtë duhet të lihen të lirë pasi kanë qëndruar për 4 vite në burg për një krim të cilin nuk e kanë kryer.
Amanda Knox dhe Raffaele Sollecito u akuzuan në vitin 2007 për vrasjen e 21-vjeçares Meredith Kercher, e cila ndante një apartament të vogel me qera në shtetin Italian me Amanda Knox.

Pas krimit u zbuluar se britanikja pak para vdekjes ishte përballur me dhune seksuale. Më herët gjykata dënoi Knox dhe ish te dashurin e saj Sollecito me 26 dhe 25 vite heqje lirie.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›