Shtetet post-sovjetike ne Unionin Euroaziatik
Shtetet post-sovjetike duhet të mblidhen në një union të përbashkët, i cili të emërohet, Unioni Euroaziatik. Është ky plani i kryeministrit aktual Rus, Vladimir Putin i bërë publik në një artikull të botuar të martën në të përditshmen “Izvestia”.
Vetëm pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale Putin u bëri thirrje shteteve euroazisë të themelojnë një union të ngjashëm me Bashkimin Europian.
Në prag të zgjedhjeve presidenciale Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, ka përfituar nga rasti të shpalosë planet e tij nëse do të rikthehet në Kremlin për 6 vitet e ardhshme.
Shtetet post-sovjetike duhet të bashkohen në atë që do t’a quajmë “Union Euroaziatik”, ka deklaruar Putin për të përditshmen ruse “Izvestia”.
Në artikullin e botuar të martën Putin flet për një projekt rreth integrimit të shteteve post-sovjetike në një mekanizëm më të ngushtë.
Kryeministri Rus tha se unioni në fjalë do të themelohej mbi unionin, tashmë ekzistues, të doganave me Bjellorusinë dhe Kazakistanin, të cilat në vitin e ardhshëm do t’i heqin të gjitha barrierat tregtare, lëvizjet e kapitalit dhe fuqisë punëtore ndërmjet këtyre tri shteteve.
Kreu i ekzekutivit rus shkruan se me projektin në fjalë nuk do të ribëhej Bashkimi Sovjetik, por do të mund të flitej më shumë për një bashkim të ngjashëm me Bashkimin Europian.