E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Rusia do anetaresohet ne Organizaten Boterore te Tregtise

Rusia do të jetë në gjendje që deri në fund të këtij viti, të zgjidhë të gjitha çështjet e mbetura për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ka qenë përfaqësuesi i tregtisë amerikane Ron Kirk, i cili ka shprehur bindjen mbi realizimin e aspiratës ruse për anëtarësim në OBT.

Kirk tha se “Rusia ka shënuar përparim të madh” lidhur me përpjekjet për anëtarësim të OBT-organizate kjo, e cila mbikëqyr dhe vendos rregullat e tregut ndërkombëtar.

Deklarata pasoi një takimi të cilin Kirk e zhvilloi me zv/kryeministrin rus, Igor Shuvalov, i cili udhëheq bisedimet për anëtarësim në OBT.

Synimi i Rusisë për t’u anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë, megjithatë, duhet të tejkalojë shqetësimet e ngritura nga Gjeorgjia, e cila zhvilloi një luftë të shkurtër me Rusinë në gusht të vitit 2008.

Tjetër kusht është që Kongresi amerikan të miratojë vendosjen e marrëdhënieve tregtare të Shteteve të Bashkuara me Rusinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›