Gjykata jep 31 vjet burg për babë e bir
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje me 31 vjet burg dhe 13 mil
ionë lekë gjobë, rreth 110 mijë euro, babë e bir të akuzuar për
trafik prostitucioni. Trupi gjykues i shpalli dy të pandehurit fajtorë,
ndërsa dha vendimin përkatësisht me 15 vjet burg dhe 7 milionë lekë
gjobë për të pandehurin Astrit Pata, ndërsa për djalin e tij, Nelgertin,
gjykata dha dënimin me 16 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë. Sipas
hetimeve të prokurorisë, i pandehuri Pata, në vitin 2004, është njohur
me të dëmtuarën Silvana K. dhe i ka premtuar martesë dhe një jetë
më të mirë në Greqi. Pasi janë nisur të dy në vendin helen, sipas akuzës,
i pandehuri, nëpërmjet dokumenteve false, e ka dërguar në Norvegji
të dëmtuarën, ku e ka pritur i biri Nelgert Pata. Më pas ky i fundit e ka
detyruar të prostituojë, ndërsa i pandehuri Pata e ka kërcënuar në telefon,
duke e urdhëruar që të vepronte siç thoshte i biri i tij.