Prokuroria, pesë letër-porosi për Fazliç
Prokuroria e Tiranës ka dërguar letër-porosi në
Qipro, Kroaci, Bosnje, Zvicër dhe Angli, për të
zbardhur pastrimin e parave nga shtetasi serboboshnjak
Damir Fazliç në Shqipëri. Dyshohet se në
këto shtete, Fazliç ka hedhur një "mjegull" me kompani
pa kapital që të kryente pastrim parash. Sipas
prokurorisë shqiptare, pastrimi i parave fillonte
nga shteti i Qipros, ku Fazliç ka shitur kompaninë
"Crown Acquisition". Më pas, transferonte paratë e
shitjes së kompanisë në Shqipëri dhe arrinte të përfitonte
qindra dynymë tokë në Durrës. Por prokuroria
është thelluar në hetime
dhe ka dërguar një letërporosi
në Zvicër. Në këtë
shtet ka të dhëna se Fazliç
ka një kompani tjetër
që ka shërbyer si nënkontraktore
për shitjen e
"Crown Acquisition...".
Gjithashtu prokuroria shqiptare
shpreson në një
bashkëpunim të ngushtë
me zviceranët edhe për transfertën e 1.7 milionë eurove
nga Tirana në Zyrih. Një tjetër letër-porosi është
dërguar në Kroaci, ku kërkohet informacion për disa
kompani të tjera të Fazliç që veprojnë në këtë shtet.
Ndërsa letër-porosia në Qipro dhe Angli shërben për
rezidencat e Damir Fazliç. Prokuroria thotë se serbo-
boshnjaku i hetuar për pastrim parash, ka transferuar
1.7 milionë euro nga një bankë shqiptare drejt
një banke në Zvicër. E gjithë procedura është kryer
pas shitjes së kompanisë "Crown Acquisition", duke
ngritur dyshime të forta se Damir Fazliç ka kryer
pastrim parash në Shqipëri.