Gjykata kerkon Selmanllarin

Gjykatesi Ridvan Hado ka lexuar ne celje te seances se radhes emrat e deshmitareve qe ishin njoftuar mes te cileve permendi edhe emrin e Selmanllarit i lakuar ne shtypin e perditshem si njeri i afert ne familjen e kryeministit Berisha. Pasi ka munguar pas cdo ftese te bere nga gjykata drejtuesi i trupes gjykuese komunikoi ne salle se do vinte ne dijeni per ta njoftuar komisariatin numer 2 i cili mbulon zonen ku jeton biznesmeni. Te njejten procedure gjykata do ndjeke edhe per deshmitarin tjeter Andi Balliu qe do njoftohet nga komisariati numer 3 per trsquou paraqitur kete te premte. Sipas procedures nese dy deshmitaret refuzojne njoftimin e policise me shume se dy here rresht atehere do duhet qe ata te sillen forcerisht ne gjykate.
Rrahman Selmanllari i njohur ndryshe si Rafi sipas burimeve te prokurorise do te pyetet si deshmitar per lidhjet e tij ose jo ne kompanine amerikane SAC si dhe nese ka qene apo jo i pranishem ne nje takim mes te pandehurve.
Ne seancen e radhes deshmuan shefi i politikave tregetare ne Ministrine e Ekonomise Ilir Kodra dhe kolegia e tij Pranvera Kastrati. Megjithate keta dy deshmitare nuk sollen asnje rrethane te re sikurse edhe deshmitari Ramazan Alla te cilit i kishte vdekur gjate shperthimit te 15 marsit djali i te vellait por qe deshmitari nuk kishte qene ndonjehere ne fabriken e demontimit Gerdec dhe nuk dha ndonje detaj per ndonjerin nga te pandehurit.
Ai foli vetem se si kishte identifikuar nipin e tij te vdekur ne morg cka la te kuptohej se ai ndodhej ne salle per trsquou shkaktuar keqardhje paleve pse jo edhe gjykates.