Gjykata kthen në detyrë vajzën e Shpresa Beçaj, u shkarkua kur ishte shtatzënë
TIRANE - Gjykata e Tiranës rrëzon Ministrinë e Jashtme dhe rikthen në punë Selvi Beçajn, vajzën e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Vendimi është marrë mesditën e djeshme nga gjykatësja Elda Vrioni, e cila prej rreth një muaj ka gjykuar padinë e depozituar nga Beçaj, kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme për shkarkimin e saj nga detyra e Sekretares së Parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OSBE, Vjenë. Selvi Beçaj është shkarkuar nga ky post me një urdhër të datës 24.01.2012, pasi sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, ajo kishte munguar për një kohë të gjatë në detyrën e saj. Por, kjo e fundit ka argumentuar mungesën e saj se vetëm dy javë më parë ajo kishte lindur vajzën e saj dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ajo nuk kishte mundur të kthehej në kohë në detyrë.
Selvi Beçaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë, u emërua në këtë post nga ish-ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Disa kohë më vonë, në kohën kur u publikua video “Meta-Prifti”, emri i Selvi Beçajt u përmend direkt në bisedë nga ish-zv/kryeministri. Ky i fundit, i bënte me dije ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti të vepronte për dhënien e një koncesioni, pasi edhe nëse çështja do të shkonte në Gjykatën e Lartë, do ta zgjidhte vetë ai pasi vajzën e Shpresa Beçajt, e kishte emëruar në Ambasadë.
Vendimi
Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë e Selvi Beçajt, duke anuluar urdhrin Nr.21 të datës 24.01.2012 dhe rikthimin e saj në detyrë. Në padinë e saj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë shprehej se duke qenë se ky akt është nxjerrë në mën-yrë krejtësisht të papritur, i ka krijuar shqetësim të veçantë për vetë gjendjen emocionale dhe shëndetësore duke qenë nënë e re. Më pas, Selvi Beçaj liston duke nisur me Kushtetu-tën, ligjet që janë shkelur për shkak të lirimit të saj nga detyra. “Ekzekutimi i këtij urdhëri, për vetë kushtet specifike në të cilat ndodhem, do të më sillte pasoja të rënda dhe të pariparueshme në dëm të shëndetit të fëmijës për shkak të gjendjes në të cilën ndodhem nuk kam asnjë mundësi praktike që të punoj dhe të siguroj të ardhura”, – thuhet në padinë e Beçajt. Ndërkaq, në vendimin e shkurtuar thuhet: “Gjykata vendosi: Pranimin pjesërisht të padisë së paditëses Selvi Beçaj. Anulimin e urdhrit Nr.21 datë 24.01.2012 të ministrit të Punëve të Jashtme ‘Për lirim nga detyra’ dhe kthimin në detyrën e Sekretares së Parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë OSBE Vienë, të paditëses Selvi Beçaj. Dhënien e këtij vendimi me ekzekutim të përkohshëm. Rrëzimin e padisë për kërkimin e pezullimit të zbatimit të aktit administrativ”.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)