“Beteja” me policinë në Kamëz, jepet masa e sigurisë për të arrestuarit
TIRANE – Gjykata e Tiranës jep vendimin për 20 nga 24 të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur në Kamëz, disa ditë më parë. Për Albert Osmanin dhe Alfred Palushin është dhënë masa e sigurisë “burg pa afat”, për Altin Palushin dhe Dritan Mehillin është dhënë masa “30 dite burg”. “20 ditë burg” për Dritan Osmanin ndërsa për 16 të arrestuarit e tjerë është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Pritet që trupi gjykues të japë vendimin edhe për 4 të arrestuarit e tjerë.
NGJARJA
Gjithçka ka nisur disa ditë më parë, kur disa informacione kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, sipas të cilave persona të armatosur dhunonin dhe nuk lejonin shoferët e furgonëve që të kryenin linjën Tiranë – Kamëz.
Sipas tyre, këta persona ishin të afërm dhe miq të pronarit të shoqërisë që kishte në përdorim këtë linjë autobusi. Nga informacionet në fjalë mësohet se, fillimisht nuk janë marrë me prioritet derisa dy net më parë, në ambientet e Policisë së Tiranës është paraqitur një person i dhunuar i cili denonconte këtë fakt.
Menjëherë Sektori i Operacioneve Speciale dhe Forcës së Posaçme, Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtori në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë kanë hartuar planin për ndalimin e këtyre personave.
Operacioni mësohet se ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të 2 majit kur efektivët e Policisë janë pozicionuar përgjatë Bulevardit Blu në Kamëz. Një pjesë e tyre kanë qëndruar me makina të parkuara, ndërsa disa efektivë të tjerë kanë hipur në disa furgonë civil, duke u maskuar në këtë mënyrë si udhëtarë të rastit të linjës Kamëz -Tiranë. Pasi kanë patrulluar disa minuta me furgonë, janë parë të afrohen 5 makina, brenda të cilave gjendeshin persona të armatosur. Ata i kanë bërë me shenjë shoferit të furgonit të ndalonte, por në këto momente kanë zbritur efektivët e policisë të cilët i kanë bërë shenjë që të zbresin. Në këtë moment të pestë makinat kanë tentuar të largohen me shpejtësi, por kanë qenë efektivët e tjerë të cilët i kanë bllokuar rrugën duke i zënë në mes pesë automjetet.
Në këtë çast mësohet se, nga njëra prej makinave është qëlluar 7 herë në ajër me shoot-gun, por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Sektorit të Operacioneve Speciale dhe Forcës së Posaçme, të cilët kanë arritur të bllokojnë në kohë personat që ndodheshin në automjete dhe t’i prangosnin ata. Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetet e tyre, efektivët e policisë kanë arritur të gjejnë një arsenal të vërtetë armësh, duke nisur që nga pistoletat, automatikët, shoot-gun e deri tek shkopat e bejsbollit.
(er.nu/BalkanWeb)