E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata kushtetuese për pronat

Gjykata kushtetuese, nëpërmjet nje vendimi, i kërkon drejtorit te Agjencisë se Pronave te pezulloje procesin e rishikimit te dosjeve te meparshme te pronave. Kete vendim gjykata e ka marre pas ankimimitt te Shoqates se Pronareve, por edhe komitetit shqiptare te Helsinkit. Ky pezullim mbetet ne fuqi deri sa te merret vendimi perfundimtar i Gjykates kushtetuese mbi kete ligj. Mazhoranca qe eshte sot ne qeveri i dha te drejte ligjore kryetarit te Agjencisë se Pronave qe te rishikonte vendimet e marra ne vite nga komisionet vendore te pronave. Ne rast te evidentimit te ndonje mangesie, kryetari kishte te drejten te anulonte vendimin e marre. Ky fakt eshte kundershtuar shume nga pronaret dhe juristet, pasi i jepte fuqi ligjore nje individi, fuqi te cilen e ka vetem gjykata.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›